Shumë hyrje-dalje në këtë merkato vere në klubin e Kukësit. Pas emërimit të Skënder Gegës në krye të pankinës verilindore, drejtuesit janë futur intensivisht në merkato për të pasuruar organikën me elementë cilësorë.

Fillimisht është punuar me lojtarët aktualë që përbënin ekipin kuksianë. 7 prej tyre janë larguar dhe për fatin e mirë të Kukësit, është arritur marrëveshja me konsensus edhe pse ndodheshin në kontratë. Ndërkohë, i vetmi i shpëtuar është Edi Basa.

Sulmuesi i krahut pëlqehet shumë nga trajneri Skënder Gega dhe ky i fundit ka kërkuar që të qëndrojë. Sakaq në klub vijojnë të punojnë intensivisht për të bërë afrimet e duhura në mënyrë që të jenë konkurues në edicionin e ri futbollistik.

Ne ditet ne vijim, sigurisht qe tek skuadra kukesiane priten perforcime. Presidenti i klubit Safet Gjici i ka lene dore te lire trajnerit Gega per te bere te gjitha levizjet e duhura ne menyre qe te ndertoje nje ekip kompetitiv per sezonin e ri.