
Pasditen e së dielës është zhvilluar një ndeshje shumë interesante futbolli në mes ekipeve të veteranëve të futbollit shkodranë dhe atyre të kombëtares finlandeze. Takimi është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe është ndjekur me interes.
Duhet thënë se veteranët finlandezë kishin dalë për një turne në Ballkan dhe pak ditë më parë kanë zhvilluar një miqësore të tillë edhe në Ulqin ndërsa kanë kërkuar të luajnë edhe një tjetër në Shqipëri dhe pikërisht në Shkodër.
Duhet thënë se mosha e tyre ka qenë më e madhe se ajo e shkodranëve dhe për rrjedhojë këta të fundit kanë arritur të fitojnë me rezultatin 5-2. Me ekipin e veteranëve shkodranë kanë luajtur ish- futbollistë të ekipeve të ndryshme të këtij qyteti si Xhahysa, Doçi, Kaçi, Legata, Isufi, Bungaja, Pirani, F.Hasani etj. Sigurisht që në të tilla ballafaqime nuk ka shumë rëndësi rezultati sesa bashkëpunimi mes palëve. Por ndërkohë, me të mbaruar kjo ndeshje ndaj veteranëve finlandëze, në adresë të veteranëve shkodranë ka ardhur edhe një ftesë tjetër për miqësore nga ato të Ferizajt të Kosovës, ndeshje kjo që mund të zhvillohet në një periudhë tjetër.
© shkodrasport.com


