Sezoni i ri ka dy jave qe ka nisur dhe ne Superiore jane luajtur 9 ndeshjet deri tani te vlefshme ndersa ne kategorine e pare qe startoi kete fundjave, jane luajtur 6 ndeshje. Ne total deri tani jane 15 ndeshje te luajtura ne te dy kategorite dhe ajo çfare konstatojme eshte se arbitrat e Kolegjiumit te Shkodres jane serish “gome rezerve” per Sektorin perkates ne FSHF.
Gazeta “Shkodra Sport” ka bere nje vezhgim per kete gje dhe na rezulton se ne keto 15 ndeshje dhe nga 45 arbitrat qe kane qene ne treshen e fushes se lojes, vetem 1 ka qene shkodran: Pikerisht Ardit Çoba ne rolin e asistentit ne ndeshjen e kategorise se pare Vora- Besa (4-2).
Po ne kete ndeshje, nje tjeter arbiter shkodran Bekris Dragusha ka qene arbiter i katert. Meqenese jemi te kategoria e pare, kryetari i Kolegjiumit te Shkodres Dritan Salaj ka qene vezhgues ne ndeshjen Luzi- Flamurtari (1-1).
Sa i takon Superiores, ne dy javet e para kemi patur vetem sot arbitrat shkodrane te angazhuar dhe ato siç e thame me siper, “gome rezerve”. Dritmir Grimci ka qene i katert ne ndeshjen Kukesi- Egnatia (0-4), ndersa ne sistemin VAR ka qene shkodrani tjeter Indrit Myrtja.
Vetem kaq. Asnje arbiter shkodran nuk ka qene ne fushe ne keto dy javet e para dhe te shpresojme qe ne javet e ardhshme gjerat te ndryshojne sepse keshtu i bie qe ato te mos jene serish “te preferuarit” e atyre qe bejne zgjedhjet per ta./SHKODRA-SPORT.COM/
STATISTIKA:
Ndarja sipas rretheve e arbitrave te treshes kryesore ne 9 ndeshjet e Superliges:
1. Tirana 10
2. Lezha 3
3. Elbasani 3
4. Fieri 2
5. Lushnja 2
6. Patosi 2
7. Durresi 1
8. Vlora 1
9. Korça 1
10. Fushe Kruja 1
11.Tropoja 1