Nga Faik SADIKU

Ismet Hoxha nje nder emrat me te shquar te sulmit shkodrane e atij shqiptar, edhe ky si te tjeret me histori eshte lene qellinisht ne pluhurin e harreses.

Ky talent ka linde me 23 Mars 1948, ne lagjen Kiras, nje fidanishtet e futboĺlit Shkodrane, aty me pare kane ba histori, B Kavaja, Xh Shaqiri, M Dibra, Sh Preza (Shota), aty prane ka kene Rakiqi, Dani, Zhega, Ragami, Egerci, vellezerit Basha. Xhoda, Zyhdija, Lutfija, Besimi, e Clirimi, e te tjere, M Mani, I Sukaj, Zamir e Luan Shpuza, e te tjere, qe s po me kujtohen, por keto emra jane kapitull me vehte.

Hapat e tij te pare drejt mjeshterise Ismeti mori ne Kiras, ne fushen (Lamije) dhe ne ate te zooteknikes.

Ky stacion me te rinje te talentuar, drejtohej nga Has Rames, “strateg”, e zbulues talentesh te reja. Ky “strateg” kish pregatite nje skuader model qe ishte kampion absolut me ndermarrjet e qytetit.
Ajo skuader rreth saje kish talente te shquar, qe pa dyshim do thoja ishte nje tjeter “Vllazni”, e dyte?

Pra ketu jane hapat e tije te pare, si nje talent I lindur per sulmin. Ai pa mbushe 15 vjeç, “pikaset” nga Hasi, qe e merr per dore dhe drejte te skuadra e te rinjeve, aty ai I bashkohet, Ragamit, Bizit, Pukes, Rakiqit, e Danit.

Si nje nuhates I lindur portave kundershtare e gola plot intuite, e shpesh here percaktues ai terheqe vemendjen L Boriçit, qe ja rrumbullakose emrin me lapse te kuq ta rrembeje, per ta fuqizu “Partizanin”?

Pra kjo ishte taktika e Loros se “gjithpushtetshem”, me nje te rene te lapsit bente te pa munduren vetem te shkelqeje “Partizani”?

Ishte janari i 1967, kure Hoxha yne rrembehet, nen arme te “Partizani.

Pas nje viti ai do behet fitues I kupes se Republikes me ushtaraket.

Po ate vit “Partizani”, caktohet te marre pjese ne Kupen e Kupave, shorti I bie me nje skuader Suedeze “Advidaberg”.

Por ai me A. Ziun nuk lejohen, ti bashkohen “Partizanit”, per ne Suedi, por papritmas, qe te dy “katapultohen” ne Gjirokaster, ne ndihme te “Luftetarit”, aso kohe vellau I vogel I “Partizanit” te “gjithepushtetshem”. Ne vend te tyre shkojne bijte pa histori te regjimit.

Atje ne qytetin e gurte Ismeti yne gjene ngrohtesine e Ç Ndojes, e Koçobashit, me te cilet, luan deri ne janare te 1970 ku shquhet si nje golashenues klasi, me marka te ndryshme.

Ka kene pikerisht, janari I vitit 1970, kure Ismeti yne do saldohet te sulmi Shkodrane, deri ne shtatore 1977, qe do largohet perfundimisht nga fusha e blerte shume I ri, vetem 29 vjec, por duke lene nga pas nje histori brilante e te lakmuar per ç do futbollist.

Te pa harruar do mbesin ne kujtesen time shperthimet, plot elegance e depertimet e shpejta, triblimet plot intuit nga Ismeti, qe perfundonin ne gol, o ne 11 metersh. I paharruar per mua mbetet, finalja e kupes se republikes 1972 ne Vllaznia, Besa.

Ne ate ndeshje, depertimi plot intuite I Ismetit, te zona mike ne minuten e 54, beri qe mbrojtja mike ne pa mundesi per ta ndale me rregull shkakton 11 metersh, qe kthehet ne gol nga Ragami, e me pas dihen ngjarjet.

E them me bindje te plote, me Ismetin ne sulm “Vllaznia” gjithnje e niste lojen 1-0.
Ne kujtesen time do mbesin te paharruara kombinimet e tija me Puken I cili nga kornja, ja “gradonte” topin Ismetit, I cile shpesh here realizonte prefekt gol me koke. Ishte nje kombinim I bukur nga dueti Puka – Hoxha, nuk e kuptoj, pse nuk realizohet sot, do jape rezultat.

Ismeti yne, gjate karieres se tije 14 vjecare ka zhvilluar mbi 500 ndeshje zyrtare, e kupa te ndryshme.
Me 120 gola te realizuar, por teper te ndershem, ai renditet nje nder me te miret e sulmit Shqiptare per kohen.

Gjate kesaje kohe, ai ka zhvilluar mbi 12 ndeshje nderkombetare miqesore, me “Vllaznine” e “Partizanin”. Eshte 2 here kampion me “Vllaznine”, 1972 – 74. e 2 here fitues I Kupes, 1 me “Partzanin” 1968. E 72 me Shkodranet.

Ai ka arrite te vendose dhe shiritin e kapitent me Shpresen Shqiptare e ka zhvillu 6 ndeshje. Eshte anetare I skuadres tone perfaqesuese me te cilen ka zhvilluar 4 ndeshje.

Me pas ai gjithje ka qendruar prane futbollit Shkodrane deri ne kupolat me te larta, sekretare, e drejtor teknik te Vllaznia.

Atij do I mbese nje kujtim I paharruar, takimi me M Platinine ne Tirane. Sot dhe pse 74 vjec, ai gezon nje shendet super, por brenda e kuptoj ka nje zhgenjim te thelle, se eshte lene qellimisht si te tjeret ne harrese, ndonse ai kurre se shprehe kete fakt.

Pra me gjithe kete paraqitje brilante qe ka dhene ai ne fushen e blerte, e jashte saje Ismeti duhet te marre vlerat e merituara.

Ndaj I drejtohem perseri bashkise si organi kopetent, te ktheje koken, pas e ti japin vlera atyre qe e meritojne, e jo atyre pa histori???