“E them publikisht se do jem mbështetje e madhe për të rinjtë.” Kjo është fraza që trajneri i ri i Vllaznisë, Elvis Plori, tha sot gjatë konferencës për mediat.

Nga një vëzhgim i “Shkodra Sport” i emrave të lojtarëve të rinj, që premtojnë, konstaton se e ardhmja duket e zgjidhur. Porta nis me Qarrin dhe Kaçajn. Edhe mbrojtja nuk është keq me Shimaj, Paloka, Spahija dhe Smajli.

Ndërkohë, në mesfushë sa i përket të ardhmes ka më shumë emra, madje të rëndësishëm si Alivoda, Cungu, Deda, Pjeshka, Hoxha dhe Muliu. Pa përmendur këtu disa lojtarë të tjerë të U19. Një shqetësim më i madh për të ardhmen është reparti i sulmit. Aktualisht, lojtarë që mund të premtojnë për të ardhmen, janë Çoba dhe Delaj.

Me vetëm këto dy futbollistë, nuk ka shumë garanci se zgjidhet problemi i golit në të ardhmen dhe për këtë arsye patjetër që duhet akoma më shumë punë nga Akademia, në të ardhmen, për të nxjerrë akoma më shumë lojtarë cilësorë.

Vetë trajneri Elvis Plori është shprehur se do të jetë mbështetje e madhe për të rinjtë dhe prandaj në këto ndeshja të mbetura, pritet të ketë më shumë hapësira për lojtarët e rinj. Besimi për lojtarët e rinj në të ardhmen, pritet që nga dita në ditë të shtohet dhe tashmë me siguri, duhet të ketë më shumë impenjim dhe punë në stërvitje, nga ana e këtyre lojtarëve të rinj./Maringlen ZHIVANI/

Qarri (Kaçaj)

Shimaj Paloka Spahija Smajli

Alivoda Hoxha (Cungu)

Deda (Muliu) Pjeshka Delaj

Çoba