Ka arritur te debutoje edhe ne Seria A me skuadren e Chievo Verona dhe tashme syte e te gjithe tifozeve shkodrane jane drejtuar tek ai. Braziliani Victor Matheus Da Silva Matos prej tre javesh eshte bere pjese e Vllaznise dhe te gjithe presin prej tij.

Karriera e tij e deritanishme ka patur uljet e ngritjet e veta megjithate ne Shkoder besojne tek vlerat e 25 vjeçarit. Ne ndeshjet miqesore te deritanishme ku ai ka luajtur ka treguar nje forme pergjithesisht te mire, madje ka shenuar edhe gola.

Pikerisht ne ndeshjet ndaj Kastriotit dhe Teutes. Kuptohet qe keto jane miqesore dhe ai ka nevoje ende per t’u permiresuar si nga ana fizike, por edhe nga pershtatja me lojen e ekipit.

Victor da Silva ka filluar te fitoje edhe simpatine e tifozeve kuqeblu te cilet nuk presin nga ky brazilian ndonje finte te bukur, por presin qe ai te marre per dore Vllaznine dhe ta udheheq drejt arritjes se objektivave.

Pak dite me pare ne median e shkruar u perfol mundesia e largimit te tij nga Vllaznia me pretekstin se drejtuesit nuk ishin te kenaqur nga performanca e tij por gjithçka ka qene nje keqkuptim sepse Victor da Silva konsiderohet nje element i rendesishem i ketij ekipi./SHKODRA-SPORT.COM/