Arturo Vidal është emri i preferuar i Antonio Kontes për mesfushën e Interit. Tekniku i zikaltërve ka qenë gjithnjë një fans i kilianit prej kohës kur të dy ishin pjesë e Juventusit. Tashmë, Konte kërkon të ribashkohet me ushtarin e tij të preferuar, ndërsa Interi kërkon të përfitojë nga periudha negative e Vidal te Barcelona.

Mesfushori nuk është aktivizuar titullar nga trajneri Valverde dhe po e mendon seriozisht të largohet nga “Camp Nou”. Vetë Vidal i ka lënë dyert e hapura teksa nga vendlindja e tij ku ka udhëtuar për festat e fundvitit është shprehur se me merkaton do merret agjenti i tij, dhe pas pushimeve mund të ketë të reja.

“ Merkato është një temë që ia kam besuar dikujt tjetër. Nuk shqetësohem për këtë, sidomos tani që jam me pushime. E kam bërë punën time dhe përfaqësuesi im do merret pastaj kur të kthehem do të shikojmë se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Vidal./vipsport/