Armando Broja, ndonëse vetëm 18-vjeçar, po shkëlqen me fanellën e skuadrës së Çelsit U23, duke treguar se është lojtar i një cilësie të jashtëzakonshme. Sulmuesi i U21 ka treguar me lojën e tij edhe sot se mund të jetë vendimtar edhe ndaj të rriturve, pasi ka ndihmuar Çelsin U23 që të kthehet përsëri në kreun e renditjes në kampionatin e rezervave.

Në duelin ndaj Bllekbërn, ai u aktivizua nga trajneri në minutën e 56 të sfidës e cila në ato momente ishte 1-0 për skuadrën e tij. Në minutën e 74-t të duelit, shifrat u barazuan. Por vetëm 2 minuta më vonë Broja tregoi talentin e tij të padiskutueshëm.

Ai rrëmbeu topin në rrethin e mesfushës dhe pasi bëri 30 metra me topin në këmbë, mposhti qetësisht portierin kundërshtar, duke shënuar golin që do të rezultonte vendimtar pasi i dha suksesin 2-1 skuadrës së tij duke e kthyer në vendin e parë në renditjen e kampionatit. /vipsport/