Beselidhja ka mundur edhe Veleçikun (2-0) dhe vazhdon te kryesoje e vetme renditjen dhe ndodhet tashme shume prane realizimit te objektivit te saj, ngjitjes ne kategorine e pare. Nje kontribut te madh ne sukseset e ketij ekipi po luan edhe mesfushori me pervoje Florind Bardulla.

Ai ka dhene nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” pas fitores ne Koplik ku ka analizuar ndeshjen, por ka folur edhe per sfidat e mbetura deri ne fund te kampionatit dhe objektivin qe ka skuadra lezhjane.

“Ka qene nje fitore me vlere ndaj nje skuadre te veshtire. Terreni ne fakt nuk na lejoi te bejme lojen tone, por ia dolem te marrim ate qe donim, fitoren. Ajo qe konstatoj une eshte se çuditerisht te gjithe ekipet po shtrengohen kunder nesh, ndersa rivali yne pothuajse po i merr fitoret ne tavoline.

Por une mendoj se me pune dhe me sakrifice besoj se kemi per t’ia dale ne realizimin e objektivit tone. Besoj se me nje kembe jemi ne kategorine e pare, megjithate asgje nuk ka perfunduar. Kemi edhe tre ndeshje deri ne fund dhe duhet te jemi shume te kujdesshem sepse nje gabim sado i vogel do te na kushtonte shume”- eshte shprehur Bardulla.

Prononcimin e plote te mesfushorit te njohur mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: