Ka vuajtur jo pak ne ndeshjen e pare ndaj ekipit ukrainas sepse per arsye te nje demtimi, eshte detyruar te qendronte ne pankine dhe kuptohet qe ka ndjere keqardhje sepse nuk mund te jepte kontributin e saj ne fushe, megjithate eshte kenaqur nga paraqitja e shoqeve te ekipit.

Arbenita Curraj e ka lene mesa duket prapa demtimin e pesuar qe ne ndeshjen e kombetares dhe neser pritet te jete ne fushe ne sfiden e dyte ndaj Vorskla Kharkiv. Ne nje prononcim te dhene per mediat diten e sotme, ajo eshte shprehur:

“Sigurisht qe kam vuajtur heren e kaluar kur stafi vendosi te mos me aktivizonte per shkak te demtimi qe kisha. Megjithate per fat Vllaznia ka nje kontigjen te bollshem lojtaresh dhe ata e bene si duhet detyren e tyre.

Tashme e njohim me mire ekipin kundershtar dhe neser do te mundohemi te bejme me te miren per t’u kualifikuar per ne grupet e “Champions League”. Gjate kesaj periudhe kemi marre shume mesazhe inkurajimi jo vetem nga njerezit tane ne Kosove, por ne te gjitha trevat shqipfolese sepse Vllaznia eshte perfaqesuesi i tyre i denje ne kete kompeticion te rendesishem europian”.

E pyetur nderkohe nese skuadra ka llogaritur edhe 11-metershat per t’u kualifikuar neser, mbrojtesja e majte e Vllaznise do te pergjigjej: “Ne do te futemi ne fushe per te kerkuar me çdo synim kualifikimin brneda 90 minutave, pa menduar per shtesat dhe per penalltite”.

Te plote prononcimin e Arbenita Currajt dhene sot per mediat, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: