Ne ndeshjen e kaluar ndaj Egnatias ka qene ne fushe si titullar dhe me shume mundesi do te jete edhe neser ndaj Kastriotit. Arsid Kruja kuptohet qe ka deshire te jete çdo 90 minutesh ne loje por kjo gje vendoset nga trajneri dhe kontigjenti i lojtareve qe ka ne dispozicion sepse te gjithe duan te luajne.
Vete Kruja ne nje prononcim per mediat te dhene diten e sotme eshte shprehur keshtu ne lidhje me ndeshjen ndaj krutaneve: “Eshte e vertete se ndaj Kastriotit ne ndeshjet e meparshme kemi gabuar por shpresoj qe te kemi nxjerre mesimet e duhura. Ajo eshte nje skuader shume e veshtire qe i nxjerr pune çdo ekipi.
Kastrioti ka treguar se luan mire dhe brenda ashtu edhe jashte fushe por une shpresoj qe neser do te bejme nje ndeshje te mire dhe ne fund te dalim te gezuar me marrjen e tre pikeve qe do te na ndihmojne shume per vazhdimesine.
E kam thene edhe me perpara se Vllaznia ka dy formacione dhe natyrisht qe te gjithe duan te luajne, kuptohet duke me perfshire edhe mua, megjithate do jete trajneri qe do te vendose. Sa i takon treshes se sulmit Latifi- Mala- Balaj, e gjithe Shkodra pret qe ajo te tregoje vlerat e saj te verteta.
Pavaresisht se nuk kane shenuar aq sa duhet, une mendoj se kane bere mire sepse kane bashkepunuar me ekipin dhe kemi marre rezultate pozitive. Prandaj shpresoj qe edhe neser te ndodhe keshtu”./SHKODRA-SPORT.COM/