Vitin e kaluar vendosi te thote STOP dhe si rrjedhoje nuk eshte me pjese aktive e sportit te hendbollit. E kemi fjalen per ish- trajnerin e Vllaznise te mirenjohurin Artan Durro.
Por kjo nuk do te thote se ai ka hequr dore nga ky sport te cilit i ka kushtuar plot 30 vite te jetes se tij, fillimisht si sportist dhe vitet e fundit edhe si trajner.
Durro ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” teksa ka folur per gjithçka, duke nisur nga arsyeja pse zgjodhi hendbollin ne rinine e tij, e per te vijuar me karrieren si sportist ne Shqiperi, Maqedoni, Belgjike, Itali e Kosove.
Nje nga hendbollistet me te mire te Shkodres ne gjithe historine e ketij sporti, ka folur me pasion per gjithe koleget e tij qe sakrifikuan jo pak per te arritur suksese per emrin e Vllaznise. Ai ka folur edhe per veshtiresite, por edhe kenaqesite qe ka arritur ne 5 vitet e punes si trajner.
Por per me shume, keni mundesi ta ndiqni te plote intervisten e tij ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: