Vllaznia do të luajë në turin e parë të Ligës së Konferencës aty ku do të jetë përballë skuadrës nga Irlanda e Veriut, Lindfield.

Skuadra shkodrane ka lënë mëngjesin e sotëm Shkodrën dhe do të niset me çarter në drejtim të Irlandës së Veriut.

Me anë të një videoje në rrjetet sociale, klubi i Vllaznisë njofton se skuadra është nisur për në transfertë, e cila pritet të jetë mjaft e vështirë për shkodranët. Fillimisht, skuadra do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit e më pas do të shkojë në Irlandën e Veriut.

Ndeshja e Vllaznisë do të luhet ditën e nesërme duke nisur nga ora 20:45 me orën tonë lokale. Ndeshja e kthimit do të luhet një javë më vonë.