Ne barazim 1-1 eshte mbyllur pjesa e pare e ndeshjes miqesore ne mes Vllaznise dhe Buduçnostit, qe po luhet ne keto momente ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Kuqeblute qe po luajne me formacionin e tyre te dyte kane kaluar te paret ne avantazh me ane te sulmuesit Antonio Delaj, por pa kaluar shume minuta kampionet malazeze kane arritur te barazojne shifrat dhe ky rezultat nuk ka ndryshuar deri ne vershellimin e fundit te arbitrit per mbylljen e kesaj pjese.
Ne kete ndeshje, nga minuta e pare e ka nisur si titullar portieri Mehidri, per te vazhduar me katershen e mbrojtjes te perbere nga Smajli ne te djathte, Pusi e Beci ne qender dhe Spahija ne te majte.
Ne mesfushe nderkohe po luhet serish me kater lojtare, teksa Pjeshka e Sala jane ne qender dhe Delaj e Dodev ne krahe, ndersa dyshja e sulmit perbehet nga Gruda dhe Hajdari./SHKODRA-SPORT.COM/