HomeFUTBOLLKATEGORIA E TRETEVIDEO/ Basania mund edhe Përmetin, kryeson renditjen pas javës së dytë të...

VIDEO/ Basania mund edhe Përmetin, kryeson renditjen pas javës së dytë të kampionatit

Pas asaj me Kinostudion ne mesjave, Basania ka fituar edhe sot ndaj Permetit dhe pas dy javesh kampionat udheheq renditjen e grupit A te kategorise se trete me pike te plota 6.

E sotmja ka qene dite feste ne Bushat sepse ishte e para ndeshje e ekipit te te rriturve te Basania qe luhej ne shtepi dhe si rrjedhoje ishin marre te gjitha masat nga ana e presidentit Shimaj qe ambjenti te ishte vertete i tille.

Sa i takon ndeshjes, duhet thene se eshte zhvilluar nje 90 minutesh me rivalitet, ku futbollistet vendas ndoshta nuk u shprehen si duhet ne fushen e lojes edhe nga emocionet e luajtjes para tifozeve te tyre, megjithate ne minuten e 44-te do te kalonin ne avantazh me ane te sulmuesit Albert Mila.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te ishte rradha e futbollistit Egzon Shimaj per te dyfishuar shifrat por Permeti me ane te Merkos ne minuten e 68-te ka ngushtuar shifrat duke bere qe deri ne vershellimin perfundimtar te arbitrit te kete ankth per rezultatin e ndeshjes.

Rastet nuk kane munguar per te dy ekipet, por nuk do te kishte me gola te tjere dhe gjithçka ne kete takim do te mbyllej me fitoren 2-1 te Basanias qe ngjitet ne kete menyre ne kuoten e 6 pikeve./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments