Basketbollistja e Vllaznise Bernada Rreshpja arrin nje tjeter sukses. Pas atij te sezonit te kaluar ku u shpall pikeshenuesja me e mire e kampionatit, te njejten gje ka perseritur edhe ne sezonin qe sapo eshte mbyllur, ate 2023-2024.

Shifrat e saj jane te shkelqyera, madje shume me te mira se ato te nje sezoni me pare. Nese atehere e meritoi kete vleresim fale 385 pikeve te shenuara, (me një mesatare prej 19.25 pikesh per ndeshje), kete here keto shifra jane shume me te larta.

Ne sezonin 2023- 2024 Rreshpja ka shenuar plot 586 pike (me nje mesatare fantastike prej 25.6 pikesh per ndeshje. Ne vend te dyte ne listen e pikeshenueseve me te mira te kampionatit eshte renditur basketbollistja e Flamurtarit Asia Lanae Henderson me 502 pike, ndersa ne vend te trete Morina Bojka e Tiranes me 415 pike.

Basketbollistja e Vllaznise mban vendin e pare edhe ne steals (topat “e vjedhur” nga kundershtari) ku ka nje mesatare prej 4.7 steals per çdo ndeshje. Keto tregues na ndihmojne te krijojme edhe njehere tjeter profilin e nje sportisteje te kompletuar, e cila sipas trajnerit Bledar Gjeçaj jo vetem eshte pikeshenuesja me e mire, por edhe basketbollistja me e mire e kampionatit.

Dhe te mos harrojme se Bernada Rreshpja eshte vetem 23 vjeçe dhe ka edhe shume vite karriere perpara, çka te le te kuptosh se sukseset e saj edhe ne te ardhmen do te jene te shumta, fale talentit qe ajo zoteron dhe punes ne stervitje bashke me shoqet e ekipit dhe trajneret.

Por per me mesuar me shume ne lidhje me kete sportiste, sukseset e saj te deritanishme dhe projektet e saj per te ardhmen, ju ftojme te ndiqni nje interviste ekskluzive qe ajo ka dhene diten e sotme per gazeten “Shkodra Sport”, interviste qe mund ta ndiqni ne kanalin tone ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: