Pasditen e neserme (e merkure), pikerisht ne oren 19:00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te luhet ndeshja e pare e fazes play-off, ajo ne mes Vllaznise vendase dhe Kamzes. Kjo do te jete perballja e pare, nderkohe qe e dyta do te luhet pas pak ditesh dhe do te percaktoje emrin e skuadres qe shkon ne gjysmefinale.
Tek skuadra shkodrane jane te bindur se ata do ia dalin te kualifikohen per ne katershen e skuadrave me te mira te kampionatit. Nje bindje te tille e ka shprehur ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport” edhe vete trajneri Damian Bekteshi kur ka deklaruar:
“Skuadra eshte shume mire per momentin, natyrisht duke patur parasysh qe e kemi arritur edhe objektivin qe kemi patur per kete sezon, bile- biles e kemi tejkaluar ate sepse te gjithe prisnin nje Vllazni nder skuadrat me te dobeta te kampionatit, por u treguam te gjitheve se Vllaznia eshte aty ku e meriton te jete.
E mbyllem sezonin e rregullt ne vendin e trete, por asgje nuk ka perfunduar sepse neser luajme ndeshjen e pare te play-off ndaj Kamzes dhe sigurisht qe do te futemi ne fushe me objektivin e vetem per ta fituar ate”.
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise Damian Bekteshi mund ta gjeni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: