Superiorja ka një vlerë prej 39.58 milionë eurosh në “transfermarkt”. Tregu që vlerëson lojtarët “online”, nuk i ka ndryshuar vlerat e asnjërit prej lojtarëve të kampionatit shqiptar këtë vit.

Përditësimi i fundit mbetet nga dhjetori i kaluar. Në krye vazhdon Partizani me 6.45 milionë euro. “Demat” qëndrojnë dukshëm më lart se kundërshtarët e tjerë. Pas kampionëve në fuqi ndodhen Egnatia dhe Tirana, respektivisht me 4.53 dhe 4.25 milionë euro.

Laçi nuk qëndron larg me 3.95 milionë euro. Në vlera të përafërta ndodhet Dinamo 3.68 milionë euro, Vllaznia 3.65 milionë euro dhe Erzeni 3.53 milionë euro. Tre vendet e fundit mbahen nga Teuta, Kukësi dhe Skënderbeu, respektivisht me 3.28, 3.15 dhe 3.13 milionë euro.

Siç shikohet, Vllaznia pavarësisht se ndodhet në vendin e dytë të renditjes, sa i takon vlerës së lojtarëve renditet e gjashta. Ndoshta në këtë mes ka ndikuar fakti që “transfermarkt” nuk i ka përditësuar vlerat e lojtarëve që prej muajit të fundit të vitit të kaluar.