Atalanta po përballet me austriakët e Sturm Graz në Bergamo. Berat Gjimshiti titullar tek ekipi italian, ndërkohë që dueli i Europa League po transmetohet live në SuperSport 2.
Takim ku Gjimshiti ka gjetur golin e parë sezonal në ndeshjen numër 200 me zikaltrit italianë. Kapiteni i kombëtares shqiptare, kaloi Atalantën në avantazh në minutën e 50’.
Gjimshiti goditi saktë me të majtën brenda zonës, duke përshëndetur rrjetën, teksa i dhuroi avantazhin zikaltërve. Vlen të theksohet fakti se mbrojtësi shqiptar është ndër më të spikaturit tek Atalanta në këtë mbrëmje.
Në Europa League po përballen edhe Rangers me Spartën e Pragës. Qazim Laçi e nisi sfidën nga stoli, por është futur në fushë në pjesën e dytë (46′). 2-0 pjesë e parë e kësaj ndeshjeje