Beselidhja fiton edhe ne Shkoder dhe vazhdon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit edhe pas javes se shtate te kampionatit, nderkohe qe Vllaznia peson humbjen e shtate rradhazi, çka e rendon edhe me shume situaten e saj.

Ne ndeshjen e luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipi shkodran ka pase shume probleme sepse nga tre amerikanet ka luajtur vetem Njike ndersa per dy te tjeret ende nuk ka ardhur dokumentacioni i duhur. Nderkohe sikur te mos mjaftonte ky problem, nuk kane luajtur as Rakaj dhe Tinaj per arsye shendetesore.

Pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur ne shifrat 30-58, pjese kjo e dominuar ne te gjitha drejtimet nga lezhjanet qe u treguan nje skuader shume solide ne fushen e lojes, perballe nje Vllaznie me shume probleme.

Ne pjesen e dyte epersia ne favorin e miqve do te vinte duke u shtuar dhe si rrjedhoje ne fund te takimit eshte fiksuar rezultati perfundimtar 52-93. Nje humbje qe ka zhgenjyer se tepermi trajneri Bekteshi qe nuk eshte paraqitur as ne konferencen e shtypit te pasndeshjes.

Nderkohe, ajo qe duhet veçuar ne kete takim eshte atmosfera fantastike e krijuar nga tifozet e grupimit “Vllaznit Ultras” te cilet ndonese e shikonin se skuadra e tyre do ta humbte me rezultat te thelle kete ndeshje, nuk kane pushtuar asnjehere se kenduari e brohorituri per skuadren e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/