Kapiteni i Vllaznise Erdenis Gurishta pasditen e sotme duhet te jete ndjere shume keq. Qe prej dites se djeshme ai ishte pergatitur qe te shijonte disa momente te kendshme shoqeruar me aktivizimin e tij si titullar ne miqesoren nda Armenise, por kjo nuk ndodhi.

Trajneri Reja jo vetem qe nuk i besoj nje vend ne 11-shen e pare, por nuk i ka besuar qofte edhe nje minute si zevendesues dhe kjo padyshim qe e ka merzitur se tepermi lojtarin shkodran qe mezi e priste te ishte ne fushe.

Por ne krah te Gurishtes ka dale nje tjeter emer shume i njohur i futbollit shqiptar. Dritan Smajli. Permes nje postimi ne rrjetet sociale, ish- futbollisti i njohur vihet ne krah te tij duke i kujtuar se e njejta gje ka ndodhur edhe me te, por kjo nuk duhet ta merzise.

“Gurishta mos u merzit, ti e ke karrieren perpara dhe ke arrite deri ketu me djersen dhe mundin tend. E njejta gje me ka ndodh edhe mua. Per dy vjet rresht lojtari me i mire ne Shqiperi, duke me votuar dhe trajneri i kombetares asokohe, duke dale dhe golashenues ne nje vit me Vllaznine, me therret kombetarja ne miqesore dhe nuk guxoi te me aktivizoje qofte dhe 1 minute pasi kishin frike se po ze vendin dhe po bej hapin e madh.

Nuk kisha asnje lloj perkrahje perveç djersen dhe mundin tem dhe klubin Vllaznia. Aty ka diçka qe nuk shkon dhe besoj çdokush e kupton. Ti vazhdo perpara se do te vij dhe dita jote”- shkruan Smajli./SHKODRA-SPORT.COM/