Pankina laçiane nuk ka mbetur shume kohe bosh pas largimit te malazezir Dejan Vukiçeviç. Presidenti Pashk Laska e ka zgjedhur pasuesin e tij mbremjen e sotme dhe ne fakt nuk eshte nje emer i panjohur, ndonese jo nga ata qe u permenden se fundi.

Pas largimit të Dejan Vukiçeviç, klubi i Laçit ka opruar me shpejtësi për të gjetur pasuesin e tij. Ishte vetë presidenti i klubit bardhezi Pashk Laska ai që pasi qëmtur tregun e trajningut, ka vendosur të rikthejë në pankinën kurbinase vlonjatin Gentian Mezani.

Në fakt tekniku 43 vjeçar e ka drejtuar Laçin edhe në edicionin 2017-18 duke bërë një performancë pozitive. Ditet e fundit ne fakt si kandidatura me e forte ishte ajo e Ramadan Ndreut per te cilin ka kohe qe perflitet nje gje e tille. Ashtu si dhe emri i Ardian Memes, dale ne skene se fundi.

Por nderkohe presidenti Laska nuk ka zgjedhur as njerin dhe as tjetrin, por ka vendosur t’ia besoje pankine serish Mezanit. Ai pritet te nise punen me skuadren qe nga dita e hene dhe kuptohet qe synimi eshte te kape sa me shpejt zonen europiane.