Elseid Hysaj martohet sonte në një ceremoni shumë të veçantë e cila organizohet në kalanë e Shkodrës. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, nuk ka ndarë gjë në rrjetet e sociale rreth kësaj ceremonie, ashtu si edhe bashkëshortja e tij, FIorenza Lekstakaj.
Por ajo që ka menduar që të tregojë për publikun paksa ambientin para fillimit të dasmës, ishte Erjona Sulejmani.
Modelja shkodrane ka qenë një nga të ftuarit e çiftit në këtë ceremoni dhe nuk ka ngurruar që të postojë në rrjetet sociale disa video ku dallohet pjesa e kalasë ku zhvillohet ceremonia, ndërsa dëgjohet muzika e harpave në sfond që shoqërojnë të ftuarit. /vipsport/