Futbollisti me origjine nga Shkodra Ermal Ymeri ka shenuar se fundi nje supergol ne nje ndeshje te kampionatit te moshave ne Suedi, vend ku ai jeton prej disa vitesh sebashku me familjen e tij.

14 vjeçari i lindur ne Greqi, siç kemi bere te ditur edhe ne shkrimet e meparshme ne faqet e “Shkodra Sport” ka qene fillimisht pjese e Akademise AEK te Athines deri ne moshen 8 vjeç, sepse me pas, u transferua ne Suedi aty ku eshte bere pjese e Akademis se njohur “Bromma Pojkarna”.

Kjo e fundit eshte nje nga me te njohurat ne Stokholm dhe Ymeri po ben mire. Poshte ketij shkrimi keni edhe nje gol te shenuar prej tij ne ndeshjen e fundit. Me mire te themi, nje supergol.

Ai ka marre nje top rreth 25-30 metra nga porta e skuadres se tij dhe pastaj me nje vrapim me hap galopant i ka kaluar nje e nga kundershtaret, eshte futur ne zonen mike dhe perballe portierit kundershtar eshte treguar i sakte duke e derguar topin ne rrjete.

Nje kryeveper e Ermal Ymerit qe ka marre vleresimet e te gjitheve. Çdo dite e me shume ne Suedi po flasin per talentin e ketij djaloshi, por nderkohe se fundi duket qe edhe Shqiperia e ka “pikasur” dhe i ka bere nje ftese per t’iu bashkuar kombetares U15 ne grumbullimin e saj te rradhes muajin e ardhshem.
Gjergj KOLA