Vllaznia do të luajë të shtunën ndaj Partizanit, në një ndeshje shumë të rëndësishme për fatet e kampionatit. Por për ish- futbollistin e saj Dritan Smajli ne nje prononcim te dhene per “Shkodra Sport”, kuqeblutë më të lehtë do ta kenë ndaj këtij kundërshtari sesa ndaj atyre që konsiderohen relativisht të dobët.

“Tani kuptohet, çdo ndeshje e ka vështirësinë e vet, por , unë mendoj që Vllaznia do ta ketë më të thjeshtë me Partizanin sesa me një skuader, le të themi, më të vogël, sepse kuptohet, Vllaznia ka qejf të përballet me skuadra që luajnë futboll hapur, pra jo me ato ekipe që vijnë këtu në Shkodër dhe parkojnë autobusin, që është shumë e vështirë, për t’i çarë.

Kuptohet, çdo skuadër kalon vështirësitë e veta. Shpresoj shumë që Vllaznia ta këtë kaluar tashmë dhe të jetë një skuadër tjetër rivale që të kalojë një moment të vështirë dheeeeeeee unë kam bindjen e plotë, që Vllaznia do ia dalë ndaj Partizanit edhe këtë herë ashtu siç ia ka dalë edhe herët e tjera”- eshte shprehur Smajli.

I pyetur ndërkohë për shanset e ekipit tonë për t’i bërë një mbyllje të mirë këtij sezoni, Smajli do të përgjigjej: |Unë kam qënë,jam dhe do të jem, derisa të kem jetë me Vllazninë, kjo është e padiskutueshme. Shpresoj shumë, unë kam qënë dhe kritik kur Vllaznia e ka merituar. Shpresoj shumë që këtë vit le të gëzojmë të gjithë.

Le të gezojë i gjithë veriu,sepse në fund të fundit të mos harrojmë që i gjithë Veriu është me Vllazninë, pavarësisht se këmi skuadra veriore, në superiore por edhe në kategori të parë, por duhet të jemi të qartë se i gjithë veriu është me Vllazninë dhe kjo është e padiskutueshme dhe shpresoj në fund të kampionatit, që të festojmë të gjithë bashkë dhe Vllaznia të marrë titullin kampion.

Vllaznia aktualisht lufton si në Kupë ashtu edhe në kampionat dhe i pyetur nëse mund t’ia dalë të pretendojë në të dy frontet, ai përgjigjet: “Deri para 2-3 ditësh kishim frikën e liçensimit. Arritjen e tij duhet ta konsiderojmë si shumë pozitive dhe për këtë duhet falenderuar për punën e jashtëzakonshme të kryetares së Bashkisë por edhe të sponsorit Xhaferi të cilët mundësuan pagesën e duhur për të kryer liçensimin.

Të luftosh në të dy frontet, shkalla e vështirësisë është e madhe, megjithatë unë mendoj se Vllaznia është shumë më afër titullit kampion sivjet. Ne duhet të presim se çfarë do të ndodhë ditën e shtunë, duke shpresuar për fitore ndaj Partizanit dhe pastaj do të flasim ndryshe.

Do flasim për një Vllazni seriozisht kampione. Unë komunikoj edhe me tifozët dhe shkodranët në fakt nuk e duan kupën sepse i ka marrë malli për titullin kampion dhe kjo është e vërtetë. Kemi 20 vite që po e presim. Le të jetë ky viti i duhur dhe këtë ia uroj me shpirt. Këto janë fjalë zemre sepse tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe e dua shumë atë”./SHKODRA-SPORT.COM/