Vllaznia mori sot nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ne “Kukes Arena” ndaj skuadres vendase me rezultatin 1-0, fale golit te shenuar ne fundin e pjeses se pare nga mbrojtesi Esin Hakaj.

Ne kete ndeshje nuk kane munguar edhe shume tifoze shkodrane, nder te cilet edhe kete here te pranishem kane qene disa tifoze “VIP” nder te cilet edhe humoristi i njohur Edmond Halili.

Pas vershellimes se fundit te arbitrit, edhe ai bashke me shkodranet e tjere te pranishem, eshte hedhur perpjete nga gezimi, nderkohe qe nuk ka munguar te jape emocionet e tij edhe ne nje prononcim ekskluziv per gazeten “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“Sot ishte një lojë e mrekullueshme, na gëzoi të gjithë tifozëve. Ia vlejti ardhja në Kukës. Luajtëm shumë mirë, por portieri i Kukësit ishte mjaft në formë, gjë që na pengoi të shenonim dhe shumë gola të tjerë.

Vllaznia domosdosmërisht që do të përmirësohet, nuk ka rrugë tjetër. Vllaznia jashtë qytetit bën gjithmonë një ndeshje mjaft të mirë dhe sot ishte shembulli më i mirë, por brenda në Shkodër, nuk dihet cfarë ndodh me to”.

Te plote prononcimin e plote te Edmond Halilit, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: