Pas 10 javëve në vendin e parë në renditjen e Superiores, Partizani ka zbritur nga froni, teksa ia ka lëshuar atë bardhebluve të Tiranës pas sfidave që mbyllën sot javën e 11.

Të kuqtë u mposhtën me shifrat 1-0 nga Laçi, ndërsa me të njëjtin rezultat Tirana mposhti Egnatian dhe tani është në vendin e parë, duke lënë me 2 pikë diferencë mbrapa të kuqtë kur ka mbetur edhe një javë deri në pauzën e kampionatit.

Ndërkohë, Vllaznia ngjitet në vendin e tretë dhe tashmë mund të synojë kreun, teksa ka shumë luftë për zonën e Europës pasi fitorja e radhës e Laçit i ka dhënë qetësi kurbinasve dhe e afron me skuadrat që ka më sipër në renditje, duke iu larguar zonës së ftohtë. Aty për momentin gjendet përsëri Kukësi, i cili nga pretendent për titull, është përfshirë në vorbullën e luftës për mbijetesë.

Sa i takon Vllaznise, gabimi i javes se kaluar ndaj Erzenit kur la dy pike, i kushton shume sepse ajo sot do te kishte 20 pike dhe do te ishte e pozicionuar ne vendin e dyte, me vetem nje pike larg Tiranes kryesuese. Megjithate gjithçka ka kaluar tashme dhe fokusi do te perqendrohet tek sfida e rradhes, pikerisht ajo ndaj bardhebluve.