Saturday, August 8, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e Pina Haxhit, 'Mjeshtres së Madhe' të basketbollit shkodran

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Pina Haxhit, ‘Mjeshtres së Madhe’ të basketbollit shkodran

Shkruar nga Gjergj KOLA

Historia e basketbollit në Shkodër padyshim që ka patur brenda shumë suksese e për arritjen e tyre kanë kontribuar jo pak sportiste e trajnerë. Sot do të ndalemi tek njëra prej pjestareve të njohura të ekipit të Vllanisë së viteve ’50, pikërisht Pina Haxhi (Vuka).

Po ndalemi sot tek ky personazh i njohur sepse kjo ditë përkon me atë të 91 vjetorit të lindjes së saj dhe me këtë rast, në emër të redaksisë së Gazeta “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj, i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Pina Vuka (Haxhi) ka lindur në Shkodër më 7 gusht 1935 dhe që në moshë të vogël do të lidhej me sportin e basketbollit duke qenë pjesë e Vllaznisë bashkë me Marije Rranxin, të motrën Gita Vuka, Vitore Palokën, Gjylfere Pipën, Xhemalije Jakupin, Nina Picin, Nini Karafilin, Gjystina Palokën, Kiara Picin dhe me trajnerët e tyre Muhamet Sokoli, Mithat Abdurrahmani etj.

Që në vitin 1949, pra 14 vjeçe, përfaqëson Vllazninë në kampionatin e parë kombëtar që do të zhvillohej në vitin 1949. Pina luajti deri në vitin 1960 duke dhënë një kontribut të madh në ecurinë e ekipit të Vllaznisë por edhe në zhvillimin e sportit të basketbollit në vend. Por përveçse me basketboll, është marrë edhe me volejboll.

Në sport ajo ka njohur edhe njeriun e jetës, të madhin Esat Haxhi me të cilin do të kalonte jetën për shumë vite. Për kontributin e saj në sport, Pina Haxhi (Vuka) është nderuar me disa tituj, ku veçojmë atë të vitit 2009 kur Këshilli Bashkiak Shkodër i ka akorduar titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Ndërsa më 2019 në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të SK Vllaznia u nderua nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtre e Madhe”.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments