Ekipet e moshave te “Atletik Klub Shkodra” jane nisur sot drejt Italise, ku do te marrin pjese ne edicionin e rradhes te “Turneut te Paqes” qe zhvillohet ne Rovereto. Ashtu siç kemi bere te ditur edhe me perpara, kjo Akademi sivjet do te marre pjese me plot 5 ekipe.

Behet fjale per ato te grupmoshes U9 dhe per te vazhduar me ato te grupmoshave U11, U13, U15 dhe njekohesisht edhe me ekipin e femrave te rritura. Ky eshte viti i 12-te qe ekipet e “Atletik” marrin pjese ne kete turne.

Edicioni i sivjetem do te jete i 34-ti qe zhvillohet dhe sivjet perpos ekipeve te “Atletik” do te marrin pjese edhe shume te tjere nga ekipe te shumta nga Italia, Gjermania, Çekia, Hollanda, Austria, Serbia, Kuvajti, Singapori etj.

Perpara nisjes per ne Itali, drejtori teknik i kesaj Akademia Elis Legata ka bere te ditur se bashke me futbollistët e futbollistet, pjese e delegacionit do te jete edhe nje staf prej 15 vetesh te cilet bashke edhe me 15 vajzat, do te kujdesen per femijet ne çdo momente.

Po ashtu, ai ka deklaruar se si shume vite te tjera edhe sivjet, ekipet e “Atletik” do te synojne suksesin dhe sivjet me shume perqendrimi eshte tek ekipet e grupmoshave U9 dhe U11./SHKODRA-SPORT.COM/