Esat Mala eshte nje nga futbollistet me te spikatur te Vllaznise. Ai eshte rikthyer serish ne formen e tij me te mire dhe eshte shnderruar ne nje pike referimi per lojen e skuadres shkodrane.

Sot ai ka qene para gazetareve ne pragndeshjen me Erzenin teksa ka folur jo vetem per kete sfide, por edhe per objektivat e skuadres, apo dhe endrren e tij per te luajtur me kombetaren.

“Ishte një start shumë i mirë nga gjithë ekipi, jo vetëm nga unë. Normalisht që pritej një ndeshje shumë e mirë nga ne, sepse kemi punuar shumë në fazën përgatitore dhe kemi një harmoni shumë të mirë mes njëri-tjetrit. Nga ana personale besoj se kam dhënë më të mirën, gjë që do të vazhdoj ta bëj për sa kohë jam këtu, por normalisht që pres më shumë nga vetja në çdo ndeshje.

E njohim ekipin e Erzenit. Ndonëse ka pasur ndryshime, u shikua dhe në ndeshjen e parë që është akoma ai Erzeni i vitit të kaluar që lufton deri në fund. Do të futemi në fushë të fitojmë çdo duel. Jemi pergatitur shumë, duke ditur edhe eksperiencat e vitit të kaluar. Identiteti i Vllaznisë është loja sulmuese dhe natyrisht që do të përpiqemi ta bëjmë sa më mirë. Kam 2 pozita në të cilat luaj për vite dhe thuajse janë bërë pozitat e mia natyrale.

Nuk e kam problem të luaj si në krah, ashtu dhe në qendër, pasi në të dyja këto pozita ndihem komod. Me formatin e ri, e gjithë lufta do të bëhet për 4 vendet e para. Është shumë herët për të folur. Të gjithë i kemi objektivat tona, si përsonale, ashtu edhe ekipore. T’ia lëmë kohës, të mos flasim kaq herët”- eshte shprehur Esat Mala.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem:

Te