Saturday, April 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Federata Shqiptare e boksit nderon tre ish- arbitrat shkodranë

VIDEO/ Federata Shqiptare e boksit nderon tre ish- arbitrat shkodranë

Gjatë zhvillimit të aktivitetit Memorial “Vllaznia 2026” ka patur edhe një moment shumë interesant. Përpara fillimit të ndeshjeve finale të ditës së sotme është zhvilluar edhe një ceremoni për të nderuar tre ish- arbitrat e njohur shkodranë të boksit.

Bëhet fjalë për Fadil Zhegën, Kolec Shpatin dhe Ramiz Rraboshtën. Federata Shqiptare e Boksit me inisiativën e presidentit Florend Kalivopulli kishte vendosur që t’i nderonte me një “Mirënjohje” pikërisht për kontributin e tyre në këtë sport.

Ka qenë inspektori i sportit në Bashkinë Shkodër Alban Neziri ai që është ngjitur në ring për t’ia dorëzuar këto çmime familjarëve të Fadil Zhegës, Kolec Shpatit dhe Ramiz Rraboshtës.

Familjarët janë shprehur shumë të kënaqur që Federata u kujtua për të afërmit e tyre duke i nderuar dhe vlerësuar për kontributin e dhënë në këtë sport për vite me rradhë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments