Në pallatin e sportit të qytetit të Peshkopisë,u zhvillua ndeshja e volejbollit për femra ndërmjet Korabit vendas dhe Partizanit. Para fillimit të takimit me rastin e fillimit të sezonit të ri volejbollistik nga drejtuesit e KS Korabi u zhvillua një ceremoni hapje shumë interesante. Fjalën e hapjes e mbajti sekretari i KS Korabit, z.Bashkim Lala i cili u uroi suksese të dy ekipeve ndërsa volejbollistet vendase u dhuruan buqeta me lule mikeshave nga Tirana, gjyqtarëve dhe të dy stafeve drejtuese.

Ndërsa takimi u dominu tërësisht nga volejbollistet e Partizanit të cilat e fituan takimin tërsisht me rezultatin 1-3, ku humbën vetëm setin e dytë me shifrat 26-24, ndërsa tre setet e tjera i fituan me shifrat 19-25,12-25 dhe 13-25 duke siguruar fitoren e parë në këtë kampionat, ku veç fitores mikeshat nga Tirana iu gëzuan dhe mikëpritjes dibrane.
Nga Peshkopia
Fatmir Zhuzhi