Korabi ka fituar sot në fushën e vet me rezultatin 1-0 me një eurogol të I.Doçit ndaj Erzenit të Shijakut. Edhe pas shënimit të golit, vendasit kanë qenë më superiorë në fushë, pasi kanë goditur disa herë shtyllën me anë të Merdinit dhe B.Laçit, por pa rezultat. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Edhe e dyta nisi mirë për vendasit ku sulmet nuk munguan drejtë portës kundërshtare dhe rezultati duhej të ishte më i thellë për vendasit, por heroi i kësaj ndeshje ishte portieri i Erzenit dhe ndërrimet e bëra nga të dy trajnerët nuk sollën asgjë në rezultat.

Terreni ishte mjaft i mirë falë një investimi që ka bëtë FSHF në sistemin vaditës të fushës së stadiumit “Korabi”.
Korabi-Erzeni 1-0
Korabi:Nasufi,Lleshi, Syla, B.Doçi,I.Doçi(Ndreka ’65), Adili,Kacnia, Brahasani,Toska(Cena ’75), B.Laçi(Spahiu ’67)
Trajner:E.Laçi.
Erzeni:Veizi, Kardhashi, Bllaka, Takoçi, Lamica, Vora, Xhaferllari (Arapi ’52)Koleci, Tuda (Çullahi,80), Troplini. Trajner: Denis Troplini
Shënues: I.Doçi ’20
Gjyqtar: K.Prenga, E.Çuni,V.Nikolli (Laç)

Fatmir ZHUZHI