Belgjika ka mposhtur Anglinë me rezultatin 1-0. Por vetë ndeshja ishte një eveniment i mërzitshëm për të gjithë të pranishmit, dhe për ata që e kanë parë nga televizori.

Ama kishte një moment që ka kënaqur tifozët e të dyja skuadrës, dhe ishte momenti i golit.

Pas goditjes fantastike të Januzaj që përfundoi në rrjetë, Michy Batshuayi shkon për të festuar duke marrë topin për ta goditur edhe njëherë drejt tifozëve. Por aksidentalisht topi përplaset me shtyllën duke e goditur në kokë. Më qesharake nuk bëhet./telesport/