Titulli i djeshëm i fituar në Vlorë ndoshta i ka dhuruar më pak emocione ndër të gjithë 27 titujt kampionë të fituar. Ndoshta për mënyrën si u fitua (vetëm me vende të treta), por gjithsesi është parë i lumtur në fund. Zef Gjoni, trajneri heroik i Vllaznisë së boksit është shprehur i lumtur që ekipi i tij triumfoi sërish, pavarësisht shumë problemeve që ai ka patur, por edhe problematikave që dhuroi kampionati.
“Nuk më pëlqeu aktiviteti, nuk më pëlqyen disa ndeshje. U luajt pisët në juri, por ne ishim Kampionë të padiskutueshëm. Falenderoj cunat, ky kampionat ka qenë shumë i vështirë për ne. Kemi pasur shumë mungesa, por me këtë që bëmë në këtë kampionat, nuk ndalemi asnjëherë më.
Kemi punuar edhe në lidhje me vëndet e treta dhe të dyta, i kemi ‘rënë lapsit’ në këtë pjesë. Skemat e Zef Gjonit do të funksionojnë gjithmonë, përderisa funksionuan edhe në këtë kampionat, këtu në Vlorë, ku u bënë shumë poshtërsira kundër Vllaznisë, por në fund Zoti është i madh dhe djersa e boksierëve u shpërblye.
Ky ka qenë kampionati më vështirë në histori, me shumë mungesa. Tani nuk ndalemi, mendojmë për gjëra të tjera. Mendoj për titullin 30-të, se i 28-ti po e po! Të fitojmë të 30-tin dhe pastaj…”.
Të plotë prononcimin e trajnerit të boksit të Vllaznisë Zef Gjoni mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: