Kampionati Boteror i boksit ka startuar mbremjen e djeshme me nje incident. Parakalimi i kombetares shqiptare me flamurin kuqezi ne ceremonine e hapjes se tij eshte shoqeruar me fishkellet nga tifozet serbe te pranishem ne pallatin e sportit, madje edhe me hedhje sendesh te forta.

Ka ndodhur keshtu pikerisht ne momentin kur po behej parakalimi i te gjithe ekipeve pjesmarrese ne kete eveniment te rendesishem dhe ne momentin qe ne salle ka dale kapiteni i kombetares shqiptare Nelson Hysa me flamurin shqiptar ne dore, ne pallatin e sportit ka patur vetem fishkellima.

Madje, siç mund ta shikoni edhe nga video ekskluzive qe “Shkodra Sport” sjell per ju, ne momentin qe Hysa po parakalonte ne salle, ne adrese te tij ka patur edhe goditje me çakmake.

Nje situate e pakuptimte, per me teper qe ne pallatin e sportit te Beogradit ishte i pranishem edhe kryeministri i Serbise Vuçiç, i cili bashke me kryeministrin tone Rama apo dhe me te tjeret, po punojne per nje Ballkan te hapur, por qe ne fakt nuk eshte i tille.

Mbyllja e kufirit per kombetaren e boksit te Kosoves, vershellimat per flamurin shqiptar edhe ne nje kampionat boteror boksi, jane tregues se serbet nuk do jene asnjehere paqesore me shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/