Interesi i tifozeve per te ndjekur ndeshjen Kukesi- Vllaznia, ndonese nje nga me te rendesishmet e javes se 11-te, duhet pranuar qe nuk ka qene i madh, megjithate ne tribunen e stadiumit “Kukesi Arena” nuk kane munguar edhe disa personalitete te njohura.

Njeri prej tyre ishte edhe trajneri i njohur kosovar Bilbil Sokoli. Gazeta “Shkodra Sport” pas ndeshjes i ka marre nje interviste atij ne rolin e nje analisti te paanshem dhe per te kuptuar nese Vllaznia vertete e meritoi fitoren ne kete ndeshje.

“Mendoj se Vllaznia ishte një ekip më bindës sot, në të gjitha aspektet. Më pëlqeu, të them të vërtetën dhe sigurisht që fitoi me meritë. Mendoj se dominoi dhe në fushë. Them se pati raste në të dyja pjesët dhe sot ishte një ekip më cilësor.

Sigurisht që Kukësi ia lehtësoi shumë ndeshjen me përformancën e tij, por gjithsesi, mbetet një fitore me meritë e Vllaznisë, në rradhët e së cilës mbi të gjithë spikati kapiteni i saj. Me këtë fitore, jam i bindur se tashme ajo ka hyrë në rrugën e saj të pretendimeve për titullin kampion”- është shprehur Sokoli.

Të plotë prononcimin e trajnerit të njohur kosovar, mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të ‘Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: