Mungesat e shumta tek skuadra e Vllaznisë për ndeshjen e rradhës ndaj Partizanit, e kanë detyruar stafin teknik të shkodranëve të vendosen jo pak në pozitë për të gjetur zëvendësuesit e futbollistëve që nuk do të luajnë.
Problemi më i madh duket se është në krahun e majtë të sulmit, teksa mungesa e Esat Malës të dëmtuar ka bërë që në këtë pozicion të krijohen probleme se kush mund ta zëvendësojë atë.
Në këto rrethana, trajneri Qatip Osmani duket se e ka gjetur zgjidhjen “brenda familjes kuqeblu”, që do të thotë se ndaj Partizanit, në fushë mund të jetë një futbollist shkodran si Antonio Delaj, i rritur në Akademinë Vllaznia.
20-vjeçari luan pikërisht në krahun e majtë të sulmit dhe me shumë të ngjarë mund të jetë nga minuta e parë në fushë ndaj Partizanit.
Të paktën, kështu është lënë të kuptohet gjatë seancës së sotme stërvitore, teksa gjatë saj në disa skema që trajneri Osmani po aplikonte, Delaj kishte formuar treshen në ndihmë të Balajt, së bashku edhe me Grudën (ose Çobën) nga e djathta dhe Alivodën në qendër./SHKODRA-SPORT.COM/