Ada ka marre nje fitore me shume vlere sot ne “derbin” me Murlanin, ne ndeshjen e luajtur ne fushen e ketij te fundit, me rezultatin 2-0, fale autogolit te portierit Selimaj dhe te Frrokut.

Dhe ne fund te ndeshjes, padyshim qe ne kampin velipojak ka patur vend per feste. Nje ekip i cili moshen mesatare e ka vetem 18 vjeç jo vetem qe ka perballuar me sukses nje ekip ne rradhet e te cilit ka edhe lojtare qe kane luajtur ne Superlige, por edhe e ka dominuar ne momente te caktuara.

Me nje portieri si Besnik Ndoj qe nuk njeh moshe e me nje kapiten si Mario Kola ne qender te mbrojtjes, lojtaret e tjere ndonese ne moshe shume te re, ia kane dale te tregojne vlerat e tyre ne nje takim me shume tension brenda.

Trajneri Arber Shytani i kishte udhezuar si duhet per te luajtur thjesht dhe ne menyren e duhur dhe ne fakt ato i kane zbatuar detyrat e dhena prej tij.

Dhe ne fund te gjithe sebashku, edhe me presidentin Alfred Pjetri kane festuar gjate ne dhomat e zhveshjes sepse ka qene nje fitore mese e merituar e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/