Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Gabriel Kulla i shënon edhe Cagliari-t. Goli i shtatë në kampionatin...

VIDEO/ Gabriel Kulla i shënon edhe Cagliari-t. Goli i shtatë në kampionatin ‘Primavera’ për sulmuesin shkodran

Shkruar nga Gjergj KOLA

Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla vazhdon të bëjë mirë në kampionatin “Primavera” të futbollit italian të moshave. 17 vjeçari ka shënuar sot një tjetër gol për ekipin e tij Sassuolo U20 duke i dhënë atij barazimin 2-2 në transfertë ndaj ekipit të Cagliari-t.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje është mbyllur me avantazhin e vendasve në shifrat 2-1, por në fillimin e pjesës së dytë ka qenë pikërish Kulla ai i cili ka arritur ta dërgojë topin në rrjetën e portës kundërshtare dhe kësisoj ka arritur të baratojë shifrat.

Sulmuesi i kombëtares U19 të Shqipërisë ka shfrytëzuar një top të mbetur në zonën kundërshtare pas një goditje këndi, e ka zotëruar atë dhe më pas ka shmangur një mbrojtës. E ka nxjerrë topin në këmbën e tij të djathtë dhe me një gjuajtje të fortë e ka bërë të pavlerë edhe hedhjen e portierit të Cagliari-t.

Ky ishte goli i shtatë për Gabriel Kullën në këtë kampionat, ndërkohë që ka dhënë edhe gjashtë asiste. Tregues këto që tregojnë më së miri vlerat e këtij lojtari në të parin sezon me të rinjtë e Sassuolos. Të mos harrojmë se ai luan edhe me kundërshtarë një apo dy vite më të mëdhenj në moshë dhe pavarësisht kësaj ia ka dalë të jetë protagonist në shumë ndeshje, ashtu siç bëri edhe sot ndaj Cagliari-t.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments