Sebastian Sosa ishte pjesë e Vllaznisë në periudhën gusht 2014-janar 2016, duke qenë i huazuar nga klubi italian i Empolit.

Sulmuesi nga Uruguai realizoi 14 gola në total me ekipin shkodran, ndërkohë që ka ndërruar shumë klube pas largimit nga kuqeblutë.

28-vjeçari latin është huazuar këtë sezon nga uruguaianët e Boston tek ekipi kilen i Everton de Vina del Mar. Sosa ka gjetur golin e parë në kampionat. Everton fitoi 0-4 në fushën e Curico Unido.

Golin i parë erdhi që në minutën e parë dhe atë e realizoi ish-sulmuesi i Vllaznisë. Sosa shfrytëzoi një krosim nga e majta dhe shënoi me kokë.

Skuadra mike realizoi edhe 3 gola të tjerë, vulosi suksesin me “poker” dhe siguroi tre pikë të rëndësishme.