Me tre golat e djeshem, e çoi ne 32 numrin e tyre ne kete kampionat dhe pritet te jete golashenuesi me i mire i kampionatit. Megjithate per sulmuesin e Vllaznia U17 Gerald Kubazi, mbi te gjitha rendesi kishte fitimin i titullit kampion per kete sezon.

Pas ndeshjes se djeshme te fundit te kampionatit ndaj Internacional (kuqeblute fituan 5-2), Kubazi edhe ne rolin e kapitenit ka qene ai i cili ka ngritur lart kupen i pari. Me pas ne nje prononcim per mediat eshte shprehur:

“Normalisht qe sot kisha emocione sepse kishin ardhur edhe shume tifoze dhe prandaj çdo gje ishte e bukur dhe na beri te ndjehemi mire. Edhe ne aspektin personal jam i kenaqur sepse kam shenuar 32 gola dhe perpos kesaj tani kemi edhe finalen e kupes dhe deshirojme ta fitojme edhe kete trofe.

Vllaznia U17 sivjet kishte te veçante nje grup shume te mire lojtaresh i cili e meritoi plotesisht titullin kampion. Goli me i bukur i imi kete sezon ka qene ai kunder Tiranes kur shenova me nje rroveshiate nga nje distance prej 22 metrash me porten.

Kam shume ambicje per te ardhmen dhe ne rradhe te pare endrra ime eshte te luaj per ekipin e pare te Vllaznise. Detyra ime eshte te vazhdoj te shenoj sa me shume gola dhe sukseset e deritanishme padyshim qe ia dedikoj familjes time qe me ka mbeshtetur vazhdimish”./SHKODRA-SPORT.COM/