HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVideo/ Gjici ia kalon topin Cungut: Të mos justifikohet më, i kemi...

Video/ Gjici ia kalon topin Cungut: Të mos justifikohet më, i kemi sjellë çfarë ka kërkuar!

Gjatë prezantimit të dy futbollistëve të rinj, Eduard Rrocës dhe Vasil Shkurtaj, presidenti Safet Gjici ka folur shkurt para kamerave, duke thënë se tashmë ekipi është i kompletuar. Në një farë mënyre, ai ia ka kaluar topin trajnerit Armando Cungu:

“Besoj se tani ekipi është i kompletuar. Trajneri të mos justifikohet më, sepse çfarë ka kërkuar, e kemi sjellë në ekip. Janë dy lojtarë që kanë luajtur mirë dhe e njohin mirë kampionatin shqiptar.

Shkurtaj është një sulmues i rrallë në Shqipëri në rolin e tij. Edhe Kombëtarja duhet ta shikojë. Besoj se ai do të ecë akoma më mirë me Kukësin”, – u shprej presidenti Gjici.

Gjatë gjysmës së parë të kampionatit, trajneri Cungu është ankuar shpesh për organikën që ka pasur në dispozicion. Klubi i ka bërë dy blerje deri tani dhe mesazhi i presidentit Gjici ishte i qartë. /Vipsport/

https://www.facebook.com/FKKukesiAlbania/videos/512507072573347/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments