Jasmin Raboshta ka lënë Shqipërinë dhe do të luajë në Turqi sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shkodran ka nënshkruar sot dhe është prezantuar si një goditje e klubit turk. Rraboshta vjet ishte pjesë e Bylisit, skuadër që luftoi deri në javën e fundit për tu ngjitur në Superiore, por në fund u mund nga skuadra e Lushnjes.

Tashmë sulmuesi do të luajë me Silopispor në Ligën e pestë turke, nivel amator i futbollit të atjeshëm.

© shkodrasport.com