Nese flasim per sportin e notit, emri me i njohur shqiptar qe ka bere emer ne mbare Europen dhe Boten, padyshim qe eshte shkodrani Gjon Shyti. Ka punuar fillimisht me Vllaznine, ndersa pas viteve ’90 ka emigruar ne Itali, aty ku jetoi gati 24 vjet dhe arriti suksese te shumta si trajner.

Nderkohe nga viti 2015 e deri me sot vazhdon te punoje ne Turqi, ku me sukseset e tij i ka bere serish per vete te gjithe. Gjoni ndodhet keto dite ne Shkoder, pikerisht sepse eshte ftuar nga kryebashkiaku Bardh Spahia per t’i dhene nje “MIRENJOHJE” per gjithe keto arritje.

Gazeta “Shkodra Sport” ka shfrytezuar momentin per ta intervistuar, per te mesuar me shume rreth karrieres dhe sukseseve te tij. Gjoni na ka surprizuar per te gjithe arritjet e tij te cilat jane vertete te shumta.

Notaret e tij kane arritur te shpallen edhe kampione Europe dhe nenkampione Bote. Kane arritur te thyejne rekorde te shumta dhe pikerisht per kete arsye, ai ka marre vleresimet e duhura ne te dy keto vende.

Por krejt ndryshe puna ne Shqiperi, ku i ka munguar bashkepunimi me Federaten aktuale. Megjithate Gjon Shyti e ka edhe nje deshire: Te mos e mbylle karrieren e tij sportive pa ardhur ne Shkoder dhe per te arritur te njejtat suksese siç ka bere ne Itali e Turqi.

Protagonisti i ketij shkrimi ka dhene nje interviste te gjate per karrieren e tij sportive, interviste qe mund ta ndiqni ne videon e meposhtme e cila gjendet ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube: