Skuadra e Ades eshte rikthyer serish tek fitorja teksa kete here ka mundur ne fushen e saj ekipin e Mirdites me rezultatin 2-0.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes dhe fale golave te shenuar nga Frroku dhe Çoku.

Ka qene sulmuesi Frroku ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 30-te dhe pavaresisht rasteve te tjera te krijuara, ne pjesen e pare nuk do te kishte gol tjeter.

Ne te dyten ka qene Çoku ai qe ne minuten e 56-te qe ka shenuar te dytin, duke e mbyllur ketu ndeshjen. Me kete fitore, Ada eshte ngjitur ne kuoten e 30 pikeve dhe mban vendin e tete ne renditje, por ka nje ndeshje me pak te luajtur se Iliria e vendit te shtate.

Kjo eshte nje ecuri pergjithesisht e mire e ketij ekipi qe drejtohet nga trajneri- lojtar Admir Mehja sepse siç dihet, lojtaret u mblodhen vetem pak dite para nisjes se kampionatit./SHKODRA-SPORT.COM/