...
HomePA KATEGORIVIDEO/ Gvozdenoviç: Ja pse falënderova Vllazninë në ndeshjen e fundit në Shkodër

VIDEO/ Gvozdenoviç: Ja pse falënderova Vllazninë në ndeshjen e fundit në Shkodër

Faleminderit Vllazni! Kjo deklaratë e trajnerit të Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic, ndoshta është keqinterpretuar në media, kështu që ishte e nevojshme që vetë protagonisti të jepte shpjegimin e tij në “Elite Show”.

“Kur mbaroi ndeshja, të gjithë tifozët ishin me ne. Thashë faleminderit, sepse kemi shumë respekt për tifozët e Vllaznisë. Ishte e çuditshme se të gjithë tifozët shkodranë ishin me ne, kjo ishte e gjitha, prandaj thashë faleminderit Vllazni”.

Përballë Partizanit në “Final Four”: Ka shumë rivalitet mes Partizanit dhe Skënderbeut. Ndeshjet edhe këtë sezon ishin të bukura dhe interesante. “Final Four” është tjetër gjë, një ndeshje, Partizani është shumë i fortë, por ne jemi Skënderbeu, jemi shumë të motivuar të shohim si do të dalim të premten.”

Skënderbeu, pa presion: “Kjo është plus, sepse nuk kemi presion si Shkodra, Partizani apo Egnatia. Ne luftojmë për trofeun, jemi këtu, pa presion të madh.”

Barazimi me Laçin, momenti i kthesës: “Ishim afër “play out”-it, pastaj një top që ra na dorë, penallti për ne. Pas golit, nga frika që mund të shkonim në “play out”, kaluam në ambicien për “Final Four”.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.