Vllaznia pak ditë më parë siguroi edhe matematikisht ngjitjen në Superligën e futbollit shqiptar. Ajo ka kaluar një vit të vështirë (jo sa i takon rezultateve, por në aspektin psikologjik) sepse rikthehej në kategorinë e parë pas plot 57 vitesh.

Një nga tifozët e saj të zjarrtë, humori i njohur Nexho Shabani në një prononcim për “Shkodra Sport”, e ka konsideruar rënien e Vllaznisë “një aksident tragjik” që i ka ndodhur.

Megjithatë sipas tij, tashmë ajo u kthye në elitën e futbollit shqiptar dhe nga ana tjetër, e konsideron ekipin shkodran “gjigand” ashtu si dhe ekipin tjetër të zemrës për të, Liverpulin.

“Vllaznia pas një aksidenti tragjik që i ndodhi dhe ra në kategorinë e parë, u kthye në elitën e futbollit shqiptar. Gjigandat e botës. Dy ekipe ka Bota, Vllaznia dhe Liverpuli”- ka thënë Shabani.

Ndiqni më poshtë videon me prononcimin e Nexhos: