Taulant Xhaka është bërë pjesë e spotit të Partisë Demokratike. Kryetari i PD, Lulzim Basha përmes një video në rrjetet sociale ka bërë publike një video me Xhakën që i bën thirrje shqiptarëve të votojnë ndryshimin dhe Lulzim Bashën për të mirën e vendit më datë 25 prill.

Xhaka duket se ka marrë “hak” ndaj Kryeministrit Rama që pak javë më parë vendosi t’i hiqte pasaportat diplomatike të gjithë lojtarëve të Kombëtares shqiptare, përfshirë edhe Taulant Xhakën.

Lojtarët që morën pjesë në Euro 2016 u pajisën nga Qeveria në atë kohë me pasaporta diplomatike për arritjen e tyre, ndërsa pas 5 vitesh, po vet Qeveria vendosi t’ua hiqte me pretekstin se këto pasaporta kishin skaduar.

Pas Andi Lilës, një tjetër lojtar i Kombëtares shqiptare i del në krah Lulzim Bashës për zgjedhet që do të mbahen më 25 prill.

“Për të mirën e Shqipërisë për të mirën e sportit votoni për ndryshim”, shprehet Taulant Xhaka.