Prej nje muaji stadiumi “Loro Boriçi” eshte i mbyllur per shkak te mbjelljes se barit te ri te fushes. Procesi eshte kryer prej ditesh dhe tashme fusha eshte thuajse gati per te pritur ndeshjet zyrtare.
Dhe ne fakt ato do te nisin “me vrull” sepse javen e ardhshme brenda dy ditesh, ne kete stadium do te luhen dy ndeshje njera pas tjetres. Te marten ne ora 18:00 do te luhet ndeshja e kombetareve te femrave ne mes Shqiperise dhe Irlandes se Veriut.
Nje dite me pas, te merkuren ne oren 17:00 do te luhet ndeshja e “Abissnet Superiore” ne mes Vllaznise dhe Erzenit, e vlefshme per javen e 11-te te saj.
Luajtja e dy ndeshjeve njera pas tjetren brenda 24 oresh do te jete edhe nje test i mire per gjendjen e fushes dhe menyres si jane bere punimet. Nisja e shirave sigurisht qe nuk ndihmon ne kete gje, megjithate gjithçka do te shihet pas pak ditesh.
Nderkohe ne videon e meposhtme, mund te shikoni me se miri gjendjen e fushes pikerisht diten e sotme: